Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo vendim qeverie apo institucioni që nuk ka përmbajtje konfidencialiteti duhet të jetë publike.
Rama tha se duhet të ketë një përmbysje deri në fund të vitit sa i takon aksesit të publikut në informim.
Kreu i qeverisë theksoi se dhënia e informacionit nuk duhet të diskutohet, por vetëm të zbatohet.
“Çdo vendim qeverie, institucioni, çdo marrëveshje që nuk është konfidenciale duhet të jetë publike.
Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë që në fund të vitit të kemi një përmbysje të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme të të dhënave për akses e publikut në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit.
Besoj se ne do t’ia dalim kësaj. Meqënëse është konferenca e parë që erdha dhe kam bërë 5 mungesa, do i kërkoj Komisionerit të bëjë një të ndërmjetshme në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm për të bërë një paraqitje të kësaj përmbysje. Duhet të jetë një përmbysje, dhënia e informacionit nuk duhet të diskutohet, s’ka vend për diskutim thjesht dhe vetëm të zbatohet”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje