TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 09:51

Erion Braçes 'i soset durimi', konstituohet pa opozitën Komisioni i Dezinformimit: Po ju presim

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçes 'i soset durimi',  konstituohet pa opozitën
Kryetari i komisionit, Erion Braçe

Mëngjesin e sotëm është konstituar Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin që do të drejtohet nga deputeti socialist Erion Braçe.

Opozita, ashtu si edhe tek komisioni për reformën në drejtësi nuk mori pjesë.

Kryetari i komisionit, Erion Braçe i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj.

“Praktikat do të jenë si të kongresit apo senatit amerikan apo edhe vendeve të BE-së për tentativa apo ndërhyrje të tilla të huaja nga shtete me qëllime malinje ndaj vlerave tona.

Komisioni ka qëllim të mbledhë të dhëna për t’i përgjigjur në mënyrë të organizuar një lufte të tillë shteteve jo mike. Komisioni duhet të organizojë të gjithë faktorët për të mbrojtur vlerat tona, demokracinë, lirinë, ekonominë.

Opozita duhet të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj lufte. Kemi dhënë kohën e mjaftueshme që opozita të njihet me fenomenin. Presim në cdo kohë kontributin e tyre në komision” tha ai.

Rendi i ditës i Komisionit të Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”:

1. Konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

2. Njohja me aktet që rregullojnë ngritjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm:
Vendim nr. 40, datë 11.04.2024, i Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Vendim nr. 52/2024, datë 06.06.2024, i Kuvendit “Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Kuvendit, ngritur me

Vendimin nr. 40/2024, “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit””.

Urdhër nr. 350, datë 24.06.2024, i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, “Për ngritjen e njësisë mbështetëse pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për përfaqësimin e institucioneve të administratës publike, institucioneve të pavarura, si dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, me përfaqësues/ekspertë me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike për bashkëpunim dhe ekspertizë nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe vende të tjera të interesuara, si dhe ekspertë vendas dhe/ose të SHBA-së, BE-së, NATO-s, me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organizatave të shoqërisë civile, instituteve, botës akademike vendase apo të huaj, për bashkëpunim dhe ekspertizë sipas qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar dhe asaj elektronike, për të kontribuar në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

erion braçe konstituohet pa opozitën komisioni i dezinformimit

Lini një Përgjigje