
Rama ironizoi SHBA për situatën në Afganistan. Sipas tij, u premtua demokraci atje, por sot vetëm demokraci nuk ka. Sipas Ramës, i vetmi organizëm që ofron më shumë siguri është BE...
Nga dita në ditë bëhet fare e qartë se kryeministri Edi Rama nuk i ka aspak mirë punët me amerikanët. Njëherë e një kohë, vendoste SHBA përpara Bashkimit Europian. Kjo kur Uashingtoni i vinte sipas valles dhe i jepte mbështetje. Por tani që e kanë vënë në rreth të kuq, ka filluar të ndryshojë kurs.
Amerikanët kanë dy dosje të bujshme për të dhe kryeministri e di këtë gjë. Dosja e parë është ajo e fotos së famshme 80 mijë euro me Barak Obamën. Një shtetas amerikan u dënua me 4 muaj burg për manovrat, duke i siguruar pjesëmarrjen Ramës në evenimentin e mbledhjes së fondeve për fushatën e Obamës.
Por goditja e madhe erdhi me McGonigal, pasi njerëz shumë pranë Ramës, arritën të korruptonin një agjent FBI-je.
Pikërisht këto dy raste e tmerrojnë Ramën dhe amerikanët po ja japin sinjalet e para se e kanë në shënjestër. Ambasada Amerikane hodhi poshtë komisionin antikorrupsion, duke e bërë të qartë se nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe po ashtu nuk duhet të prekë reformën në drejtësi.
Ndërkohë, Koordinatori Antikorrupsion në SHBA, gjatë vizitës në Tiranë nuk e takoi Ramën. Me pak fjalë kryeministri e ka kuptuar se është në rreth të kuq dhe sot ka arritur deri aty sa të godasë Uashingtonin.
Rama mblodhi grupin parlamentar për të justifikuar komisionin “Xhafaj”. Ai ironizoi SHBA për situatën në Afganistan. Sipas tij, u premtua demokraci atje, por sot vetëm demokraci nuk ka. Sipas Ramës, i vetmi organizëm që ofron më shumë siguri është BE. Pra duket se kryeministri po u dërgon mesazh amerikanëve se tani ka kthyer sytë nga Brukseli.
“Jemi një vend që kemi BE, e cila ka dijen e nevojshme për ta transmetuar tek ata që duan të bëhen anëtarë. Kemi parë raste të tëra jashtë Evropës, të cilat kanë dalë përkohësisht nga diktaturat të ngjashme me tonën. Kanë pasur demokraci, kemi vajtur dhe me ushtarë ne në Afganistan bashkë me shokët amerikanë, francezë dhe anglezë, u kemi premtuar demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Unë kam vetëm një argument, nuk kanë BE pranë. Nuk kanë një burim aq të thellë njohjeje të mënyrës se si funksionon shteti dhe institucionet siç e ka BE, dhe nuk kanë proces integrimi”, tha ai.
A është një sinjal ky se ka nisur numërimi mbrapsht për Ramën? A po e ndjen Babaloku fundin dhe tani ka nisur të përpëlitet? Kjo pasi edhe gjatë vizitës së Melonit, i sulmoi amerikanët po për Afganistanin, duke thënë se i harroi këtu refugjatët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje