TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2025, 21:38

Parashikimi i Halit Valterit: Ilir Meta ta harrojë se bëhet deputet, PD nuk merr më shumë se 12 mandate në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i Halit Valterit: Ilir Meta ta harrojë se bëhet deputet,

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e “Pamfletit” në YouTube ishte ish-deputeti Halit Valteri. Ai foli mbi listat e kandidatëve, teksa u dal te vendimi i Ramës për të lënë në listë të hapur figurat e vjetra dhe te futja e Ilir Metës në lista.  

-Si e shihni faktin që Ram la jashtë ‘xhaketat e vjetra’.

Më thuaj një emr.

-Po Fatmir Xhafaj.

Nuk e njoh, nuk e kam parë një herë në bazë. A i mori para 4 vitesh votat Fatmir Xhafa?

-Nuk është njësoj

Kastile ta thashë që nuk e njoh. Ishte me kunjë. Xhafaj mori 16 mijë vota në zgjedhjet e kaluara. Nëse merr 3 mijë vota sot i bie ka dështuar. Unë pretendoj që nëse ai ka marrë 16, unë pretendoj të marrë më shumë.

-Më jep një koment duke qenë se në Tiranë siç kërkon ti vota në listë të hapur, kërkon dhe ai që ti kontribuove që ai të jetë në qeli, Ilir Meta. Nëse ai fiton si e sheh ti, si e përkthen.

Nuk besoj se bëhet deputet. Nuk merr më shumë se 12 mandate PD. Vetëm po hoqi dy të vetët. Nuk del Meta deputet. Nuk ka asnjë lloj shansi.

 

Lini një Përgjigje