
Pas një pauze disa ditore, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer batutave me Lulzim Bashën, kreun e Euroatlantikëve.
Në këtë mënyrë duket se Rama e Basha kanë nisur seritë e reja të batutave në rrjetet sociale.
Basha sërish i ka drejtuar një pyetje Ramës se ku i ka shokët, ndërsa Rama ka zgjedhur ti përgjigjet me ironi, kur i thotë “ke ra Lul, nuk je më ai tsunami”.
Kryeministri gjithashtu ka zgjedhur që në përgjigjen ndaj Bashës të përdorë si kolonë zanore atë të këngës arbëreshe “O lule, lu...”.
'Dialogu' virtual në video-postimin e Ramës
Basha: O Rameee...!
Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee...!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
Basha: Ça bëhet me Ramë?
Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
Lini një Përgjigje