
Azgan Haklaj, i cili garon për deputet për Euroatlantikët e Lulzim Bashës, tha se Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore”, përfaqëson kompani lobuese, por që nuk do ketë sukses në rastin e heqjes së “non grata-s” për Sali Berishën.
Sipas Haklajt, Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio e ka lënë të qartë dhe të firmosur se “Sali Berisha mbetet i sanksionuar për korrupsion”.
“Chris LaCivita është kompani lobuese. Por Sekretari i Shtetit të SHBA, Marko Rubio, e ka lënë të qartë në raport, Sali Berisha i sanksionuar non grata për korrupsion. Është e qartë, s’ka lidhje me LaCivita. Rubio i ka hequr çdo ekuivok atij”, u shpreh Haklaj për Report TV.
Në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, ai shprehet se mes PS dhe PD ka një marrëveshje të heshtur për disa prej tyre, duke i shkëmbyer në lista.
“I ke parë aleancat me listat e kandidatëve të PD-PS? E ke parë Alban Zenelin e PD në listën e PS në Kukës? Po marrëveshjen e Ramës? Po kandidati i Kavajës, kushëriri i Elvis Roshit në listën e PD-së? Kanë marrëveshje mes tyre ata”, tha ish-deputeti demokrat.
Lini një Përgjigje