
Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar akuzat dhe pretendimet e kryeministrit Edi Rama. Ndonëse tani nuk e zë më në gojë, kur u arrestua Veliaj, Rama nisi sulmet ndaj SPAK dhe kërkonte standarde evropiane lidhur me masat e sigurisë.
Në raportin vjetor të prokurorisë për vitin 2024, duket se ka dhe një përgjigje ndaj tij. Altin Dumani ja bën të qartë kreut të ekzekutivit se ata nuk ka në abuzuar me arrestimet, teksa kujdeset të theksojë se ata kanë ndjekur standardet ndërkombëtare.
“Në lidhje me masat e sigurimit, SPAK ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kështu për llojin e kërkesave të masave të sigurimit rezulton se, numri i të paraburgosurve nga SPAK që ndodhen pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale përbën vetëm 9,7% të totalit (nga 2,791 të paraburgosur në Shqipëri, 270 prej tyre janë nën hetim nga SPAK). Ndërkohë, numri i të burgosurve, që janë dënuar me vuajtje dënimi me burg nga hetimet e SPAK përbën vetëm 9,5% të totalit (nga 1,722 të burgosur, 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK).
Përsa i përket masave të sigurimit “arrest me burg”, kjo masë krahasuar me llojin e masave të tjera të sigurimit, për veprat penale të korrupsionit zë vetëm 5,1% të totalit të masave, ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 30,84% të totalit”, theksohet në raport, shkruan “Pamfleti”.
Lini një Përgjigje