TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2025, 19:12

Berisha prezanton programin për sportin: Do ta çlirojmë nga mafia me në krye Olsi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha prezanton programin për sportin: Do ta çlirojmë nga

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka prezantuar sot programin për sportin. Ai premtoi dyfishim të buxheti për këtë sektor, teksa nuk ndali sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe vëllait të tij. Sipas tij, në këtë fushë mafia qeveritare ka përfaqësuesin e saj, i cili është Olsi Rama.

Sali Berisha: Me këtë program garantohet një riorganizim, një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm për një vend dhe një shoqëri, siç është sporti.

Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.

Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera.

Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit.

Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastra.

Të gjitha investimet, sponsorizimet e sektorit privat dhe shtetëror me inkurajim të madh nëpërmjet të ligjit të sponsorizimit, të angazhimit të biznesit në mbështetje.

Krahas kësaj, buxheti për sportin do të dyfishohet.

Shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme, fisnike të tyre brenda vendit dhe jashtë.

Mafia qeveritare në sport është problematike edhe në pazaret që bëhen pas perdeve në ato që quhen shitje dhe blerje.

Ligji do u japë përgjigjen më të rreptë.

Lini një Përgjigje