
Halit Valteri, i cili garon në Qarkun e Tiranës, në listën e hapur të Partisë Socialiste, tha në “Të Pashoq” se Edi Rama ka një strategji shumë të mirë për të thithur votat e demokratëve në çdo qark.
Valteri ka ironizuar gjithashtu opozitën me deklaratat e saj se do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
“Gazment Bardhi është simboli i fitores imagjinare të PD në Qarkun e Fierit. Gazi do të hapë shishen e shampanjës të fitores imagjinare të PD në të gjithë vendin”, tha Valteri.
Ai u pyet lidhur me debatin në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe nëse kjo strategji i çon vota ose jo Bashës
“Nuk e di nëse i çon vota Bashës, nuk e di pse bëhet ky lloj debati. Ajo që di të them është se as Berisha dhe as Basha nuk ka pikë vlere për Ramën.
Një gjë të jeni të sigurtë se Edi Rama nuk të fal asnjë votë. Pa vëmendjen e tij këta të dy nuk kanë asnjë lloj shprese.
Rama ka një strategji shumë të mirë që të thithë votat e djathta. Në çdo qark keni nga një kandidat të djathtë që do të thithë votat e demokratëve”, tha Valteri.
Lini një Përgjigje