TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2025, 21:14

“Nuk më tremb kandidimi në listë të hapur”, Valteri: Ai që thotë më jep votën se do të gjej punën, është maskara

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk më tremb kandidimi në listë të hapur”,

Halit Valteri, kandidat për deputet i PS-së në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, në “ Të Pashoq” tha se nuk i trembet faktit se kandidon në listën e hapur. Ai tha se nuk është kostum që i rri komod, nëse do të ishte në listën e mbyllur.

“Nuk shikoj ndonjë rrezik nga lista e hapur, do marrim vlerësimet nga qytetarët. Manekinët dhe anonimët do të marrin ato që kanë mbjellë. Unë shkoj kërkoj mbështetje nga çdo qytetar, kërkoj mbështetje për modelin që kam afruar”, tha Valteri.

Anonimët janë në lista të sigurta?

Valteri: Jo ka anonimë edhe me 4 mandate, janë ato që nuk i njeh as pallati i tyre. Janë në listë të hapur, do tregojnë veten.

Unë pretendoj të marr mbështetjen e atyre shqiptarëve që janë për një djalë të ri që ka luftuar korrupsionin, që ka bërë denoncime të forta, përfshi edhe denoncimet për Ilir Metën.

Një i djathtë nuk voton Ilir Metën, as Edmond Haxhinaston, që PD i ka futur në listën e hapur.

Goditja më e madhe që i bëhet demokratëve është përfshirja e këtyre elementëve në listat e PD-së, kur dihet se ata në 2013 u bashkuan me Edi Ramën dhe i dhanë goditjen më të madhe PD.

Çfarë premton ti që kërkon votën?

Valteri: Unë nuk premtoj asnjë gjë, nuk kam asgjë në dorë. E vetmja gjë që mund të bëjë një deputet është të jetë pranë qytetarëve. Unë nuk mund të premtoj ujë e drita 24 orë, deputeti aq ka të jetë në krah të qytetarëve, unë kam qenë deputet dhe e dinë njerëzit që unë kam ngritur zërin për ata.

Ata që vijnë dhe ju thonë më jep votën se do ju jap punën, është masakara. Ai që ju premton më jep votën për 50 apo 200 mijë lekë, ua ble votën, është një masakara.

 

Lini një Përgjigje