TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 13:17

"Ofendimet ndaj Vokshit janë me porosi të Ramës", Berisha shpërthen ndaj Ballës: Kriminel, i denoncuar si trafikant prostitutash!

Shkruar nga Pamfleti
"Ofendimet ndaj Vokshit janë me porosi të Ramës",
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, të cilës iu drejtua në Kuvend me fjalët: “Për ty Albana kam numrin 0900”.

Berisha e dënoi këtë gjuhë, duke thënë se ajo është në përputhje me mënyrën e komunikimit të Ballës, por sipas tij deklarata është bërë me porosi të kryeministrit Edi Rama.

“Është gjuha që i shkon atij, gjuha e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, ligjore. Ai zbatoi porosinë e Edi Ramës. Ne kemi të dhëna dhe do hetojmë se ajo që tha Balla është bërë në përputhje me Edi Ramën”, deklaroi Sali Berisha.

Më tej, kreu i PD-së renditi një sërë akuzash ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke pretenduar se ai është denoncuar edhe më parë për veprimtari kriminale.

“Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës. Balla siç e kam denoncuar shumë e shumë herë ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarin kriminale me prostituta moldave të sjellë nga Edi Rama te eksponentëve të PS. Kam denoncuar në atë kohë edhe lokalet që frekuentonin.

Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufij nga shtetet mike, si transportues prostitutash. Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij janë të dokumentuara, në dosjet gjyqësore, të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën.

Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan ka udhëzuar që të vendosur revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revole të fshehur. Balla është kriminele që bashkë me Vate Staken dy kriminelet që i vendosën tritolin Lulzim Kullës.”, u shpreh ndër të tjera lideri i PD-së.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta maloket e Sebise e kane kethyer Kuvendin e Shqiperise ne Oda "Burrash" ne fakt Shurrash.

    Lini një Përgjigje