TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 12:23

“Kemi ndarë gotën e verës”/ Përplasje PS-PD në Komisionin për Evropën, Zhupa i përgjigjet socialistit: Po fantazon

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi ndarë gotën e verës”/ Përplasje PS-PD
Vasil Llajo dhe Zhupa

Ditën e sotme në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, është diskutuar sërish për deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend ndaj Albana Vokshit, deputeti i PS, Vasil Llajo, replikoi me demokraten Ina Zhupa.

Llajo deklaroi se njihet me Ina Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Zhupa.

Debati në komision:

Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.", tha .

Zhupa: Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë.

Llajo: Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.

“kemi ndarë gotën e verës” përplasje ps-pd në komisionin për evropën

Lini një Përgjigje