TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 10:04

Ndryshimet në Qeveri, 7 ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj 

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në Qeveri, 7 ministrat e rinj betohen para Presidentit
Ceremonia e betimit

Ndryshimet në shtatë poste ministrore u miratuan një ditë më parë në Kuvend.

Ka nisur këtë të premte ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Anëtarët e rinj të qeverisë po bëjnë betimin në Presidencë, në një ceremoni që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Ndryshimet në shtatë poste ministrore u miratuan një ditë më parë në Kuvend. Seanca parlamentare u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Parlamentit në shenjë proteste. 

Ndryshimet në Qeveri:

Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku

Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun

Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku

Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu

Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun

Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

Votimi për emërimet:

1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër

2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër

3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër

4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër

5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër

6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër

7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër

betohen 7 ministrat e rinj ndryshimet ne qeveri

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Presindenti ka shkelu ligji tre ministra 1 ministri jashtem 2 bujqesi dhe treti ministri trasporti

    Lini një Përgjigje