Vijojnë debatet me tone të forta në seancën plenare. Kjo pas deklaratës së deputetit socialisht Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, së cilës i tha e ke numrin me 0900.
Demokratët i kanë kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca.
Peleshi është shprehur se Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim për sherrin në Kuvend, pasi të marrë pamjet filmike dhe audio nga momenti i përplasjeve.
“Lidhur me situatën e krijuar, kjo ishte arsyeja pse morëm pushimin për të gjetur mirëkuptim për të vazhduar. Nuk dua që të mbetet dikush i lënduar. Balla ka kërkuar 2-3 herë ndjesë. Nuk është e thënë që të jemi dakord me qëndrimet e njërit apo tjetrit. Rregullorja ka një standard etike. Qëndrimi im është që për atë shkelje masive të rregullores nga një grup i madh deputetësh, të gjithë kanë vërejtje. Sekretariati i Etikës do të marrë pamjet, audio, video dhe do të mbajë një qëndrim”, tha Peleshi.
Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.
“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t'ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.
Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.
“Ndyrësirë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, i tha Bardhi-Ballës.
Seanca u ndërpre, ndërsa më pas Klevis Balliu dhe Balla janë përplasur me njëri-tjetrin në sallë.
Lini një Përgjigje