TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 14:18

“Stalingradi” i socialistëve i kthehet kundër Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Stalingradi” i socialistëve i kthehet kundër Edi
Erion Braçe /

Debati për shkollën “Edith Durham” në Kuvend zbulon përplasjet mes deputetëve dhe drejtuesve socialistë në kryeqytet...

Një seancë pyetjesh në Kuvend për vonesën e hapjes së shkollës “Edith Durham” në Tiranë u kthye në përplasje politike mes deputetëve dhe qeverisë. Erion Braçe akuzoi Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës për neglizhencë, ndërsa Albana Vokshi ngriti shqetësimin për projektimin e pamjaftueshëm të godinës së re. Debati përfundoi me shkëmbim përgjegjësish mes Mirela Kumbaros dhe Ogerta Manastirliut. Episodi pasqyron tensionet në rritje brenda PS-së së Tiranës, ku deputetët, drejtuesit lokalë dhe strukturat e partisë po përplasen për kontrollin politik dhe për menaxhimin e problemeve në terren.

Erion Braçe, deputeti socialist i kryeqytetit, një nga më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit, zhvilloi sot në Kuvend një seancë pyetjesh me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, në lidhje me vonesën e kompletimit të shkollës 9 vjeçare “Edith Durham”. Një nga shkollat më të populluara dhe më cilësore të kryeqytetit, ku mësojnë një pjesë e madhe e banorëve të njësisë numër 5, por edhe nga njësitë e tjera periferike.

Braçe, i cili është i angazhuar në “Stalingradin” e Tiranës, siç quhet tashmë njësia me më shumë votues dhe hambari i votave socialiste në histori, kritikoi autoritetet, përkatësisht bashkinë e Tiranës dhe ministrinë e Arsimit se po vonojnë dorëzimin e godinës së re dhe rikthimin e nxënësve në shkollën e tyre.

Prej dy vitesh, nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Edith Durham”, që Braçe e quajti me emrin e vjetër “11 janari” jo rastësisht, mësojnë tek shkolla pranë “Emin Duraku”, duke e zhvilluar procesin në turnin e pasdites.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duket kishte ardhur totalisht e papërgatitur dhe në përgjigjet ndaj Erion Braçes, foli duke ju përmbajtur logjikës së shefit të vet, propagandë, mjegull e shumë pak fakte.

Kumbaro tha se ‘shkolla është përfunduar, por ende nuk është kompletuar me mjetet didaktike, por po bëhet’. Megjithëse afati i vendosur për shtatorin e shkuar ka kaluar, ministrja e Arsimit tha se hapja pritet të bëhet në shtatorin e ardhshëm.

Erion Braçe, i cili, siç tha, përfaqësonte shqetësimet e prindërve dhe gjyshërve të nxënësve, kritikoi ashpër ministren e Arsimit për neglizhencë në dorëzimin e shkollës “Edit Durham”.

Ndërkaq, më pas ka folur deputetja e PD-së, Albana Vokshi, banore e zonës ku ndodhet zona, e cila ngriti një shqetësim të drejtë që u vu re edhe në raportimin e ministres së Arsimit.

Vokshi tha se ‘shkolla e re është projektuar për më pak nxënës sa janë realisht në këtë shkollë’, çfarë do të thotë se edhe nëse hapet, jo të gjithë nxënësit do të sistemohen në një turn.

Vetë Mirela Kumbaro pranoi në fjalën e saj, që ja kishte përgatitur stafi, por duket se kishte idenë në brendësi, se klasat e ciklit të ulët janë 13, ndërkohë kur sot në “Edith Durham” janë 25 paralele nga klasa e I deri në të V-tën. Që do të thotë 12 klasa do të vijojnë ta zhvillojnë mësimin në turnin e dytë.

Albana Vokshi, i kërkoi që të përgjigjet për këtë Ogerta Manastirliu, e cila në kohën kur është ndërtuar shkolla ka qenë ministre e Arsimit. Vokshi, shkoi edhe më tej, sa tha se duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Manastirliu, e cila e mori fjalën pas Vokshit, e panikosur totalisht, tha se projektin e shkollës e ka bërë bashkia Tiranë, e për të gjithë punët e kryera e ka përgjegjësinë ajo.

Ogerta është kreu i socialistëve të kryeqytetit dhe kandidatja potenciale për kryebashkiake, e cila nuk priti por ja la fajin menjëherë Erion Veliajt që është në burg.

Kjo që ndodhi sot në Kuvend është vetëm ‘maja e ajzbergut dhe e kaosit total’, ku Edi Rama e ka katandisur degën e PS-së të Tiranës, dhe duket qartë që situata i ka dalë nga kontrolli totalisht. Takimi me deputetët e qarkut ishte një dështim i plotë, pasi ju paraqitën jo të gjithë, e u përplasën me njëri-tjetrin, duke mos e marrë vesh “i pari të dytin”.

Sot Rama kishte lënë të takonte krerët e njësive administrative, për të tentuar një organizim paralel, që të gjente arsye për t’ju rënë deputetëve. Por mësoi se një pjesë e mirë e tyre, do të përsërisnin situatën me deputetët, madje mund të dilte edhe më keq. Kështu që e shtyu pa afat takimin, pasi realisht tashmë gjithçka është jashtë kontrollit.

Në bazë, krerët e njësive bllokojnë deputetët, duke u thënë se i keni mandatet qyl, ndaj duhet të votohen ata që do baza.

Me fjalë të tjera, një revoltë reale, e cila s’ka më thjesht disa klane, por është ndarë partia në 14 apo më shumë pjesë. Kurse “Sekretaren e Parë” të vendosur nga kryeministri, Ogerta Manastirliun nuk e pyet më askush nga drejtuesit e organizatave apo strukturave vendore socialiste./Pamfleti

stalingradi socialist edi rama

2 Komente

  1. E
    E.D

    Skem e vjetër kjo o Braçe haleja me bo opozitë mrena pozitëa.ikni se jeni me ju qi ropt ça keni vu komët në qeveri.Manastirleshi erdhi e iku e pa vlerë. Kjo idiotja e piçkës së voçkël ësht më keq akoma.Se di ku ja ka çu kanatjeren kti boles që kemi për KM që se heq nga qeveria 13 vjet.Hiq nga 1 ven e ço tek 1 tjetër.Ku hyri kjo veç masakër ka bo. Gjithsesi për zgjedhje lokale mund të fitoni se skeni kundërshtar por vota do keni shum humbje.un i pari sju jap mo ato 14 vota që ju a dhash mandatin e kalum.Mkeni rrejt mkeni myt.masakër mashtrrimi.Nëse ka pas qeveri anti komtare ,jeni JU.

    1. P
      Prind

      Tani i erdhi goja ketij, per ɓëmat e Ballukut nuk guxoi kurrë t'ja zinte emrin ne goje,rrinte si i tredhur. Rrezik voton dhe kunder heqjes se mandatit te saj ????

      Lini një Përgjigje