TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 12:53

Si po e vuan “Luigj Gurakuqi” përçmimin diabolik të Edi Ramës ndaj Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Si po e vuan “Luigj Gurakuqi” përçmimin diabolik të
Edi Rama /

Si Edi Rama po rrënon vlerat e arsimit të lartë me universitetet “kioska politike”

Ndërkohë që institucione të reja pa traditë marrin investime dhe vëmendje politike, universitete historike si “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës mbeten me infrastrukturë të vjetër dhe pa mbështetje financiare. Fenomeni po thellon braktisjen e sistemit universitar nga maturantët, të cilët zgjedhin gjithnjë e më shumë studimet jashtë vendit.

Edi Rama pati së fundmi një postim promovues në lidhje me mjediset e reja të Universitetit të Durrësit, përkatësisht Fakultetit të Studimeve profesionale. Kryeminstri i mëshoi shumë investimeve të auditoreve dhe mjediseve të reja, që nga laboratërot, terrenet dhe stafit të pedagogëve.

Universiteti i Durrësit, është një institut i arsimit të lartë i ri në lëminë e kësaj fushe në vend. Ai ka lindur pas vitit 2005, në vulgun e “universiteteve kioska” të mandatit të Genc Pollos- ministër i Arsimit, duke ndjekur aksiomën: “I gjithë populli student”.

Gjatë kësaj periudhe u shtuan jo vetëm shkollat e larta publike, por edhe filialet e tyre në çdo bashki të vendit, e nga ana tjetër u licencuan qindra objekte të quajtura universitete që shpërndanin diploma pa fund, jo vetëm për “juridik”, diploma që u kthyen në barsaleta, por edhe në shkenca delikate dhe të rëndësishme për jetën e njeriut, siç është mjekësia.

Farmacistë, dentistë dhe imazhierë të diagnostikimit të analizave prodhuan jo vetëm institutet e njohura dhe me traditë në vend, por edhe nipte të hapura kudo nga shumë prodhues sallami, ndërtues, apo edhe pronarë mediash.

Kjo situatë çoi në një inflacion diplomimi, i cili rrënoi totalisht shkollën e lartë shqiptare, aq sa arritëm në vitet e fundit që të kemi një braktisje masive të univesiteteve shqiptare nga maturantët, të cilët duan të ikin në shkollat e mira jo vetëm në Perëndim, por edhe në vende të tjera të Europës e rajonit.

Edi Rama, me të ardhur në pushtet, miratoi një ligj të arsimit të lartë, duke hequr mjaft licenca ‘kioskash universitare’, por edhe favorizoi një politikë klienteliste ndaj disa institutesh të arsimit të lartë, qoftë publike, qoftë private.

Politika e qeverive të Edi Ramës, nuk ka pasur një plan strategjik, të cilin e ka pasur qoftë shteti komunist në logjikën e tij, apo qeveritë e Sali Berishës, po sipas ideve të tyre.

Shqipëria, e cila ka një histori të re të themelimit të shkollës së lartë; Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1953, ka krijuar një traditë të tijën, që është përcjellë në breza dhe ka krijuar një shtresë jo të vogël diplomatësh, shkencëtarësh dhe intelektualësh.

Universiteti i Tiranës, ka bërthamë të tij Filologjikun, ku spikat Katedra e Gjuhës Shqipe, gjuhëve të huaja, historia, arkeologjia, gjeografia etj. Ka një bërthamë të rëndësishme si shkencat e natyrës, që kanë nxjerrë mjaft breza, me një traditë akademike, natyrisht inxhinieritë që nga ndërtimi te minierat, mekanike, elektrike etj.

Pas Tiranës, tre ish-institutet që nxirrnin mësues: Shkodra, Gjirokastra dhe Elbasani krijuan gjithashtu një traditë të mirë, së paku për të furnizuar vendin me arsimtarë.

Kjo traditë i ka dhënë këtyre universiteteve një bazë shkencore dhe dokumentare, për të ecur në epokën moderne me një mundësi rritjeje.

Shqipëria nuk është një vend i madh, që ka kërkesë masive për studentë, plus që gropa demografike; si ulja e numrit të lindjve apo edhe emgrimi i jashtëzakonshëm, e ka kufizuar mundësinë e një tregu të madh studentor.

Sot, universitetet tona janë në një krizë strukturale, pasi kanë regjistrime e kërkesë të vogël. Ndërkohë struktura dhe numri i ekipeve dhe stafeve të këtyre shkollave të larta ose ka mbetur i njëjti, ose është shtuar.

Duke i kthyer universitetet në çerdhe klientelizmi dhe qokash politike, nepotike, krahinore, apo edhe interesash. Kemi deputetë, drejtues partiakë e vendor që emërohen në shkollat e larta publike, thjesht për t’i dhënë një punë, ndërkohë që nuk ka as nevojë e as përgatitje për këtë rritje kuadri.

Po të shohësh stafet e këtyre universiteteve, ata janë të fryra tej mase, ku mungon qoftë logjika e tregut apo edhe meritokracia akademike.

Universiteti i Durrësit, përkatësisht ai që po i bën reklamë Edi Rama, konkretisht Fakulteti i Studimeve Profisionale është një karakatinë në plot kuptimin e fjalës.

Si po e vuan “Luigj Gurakuqi” përçmimin diabolik të
Universiteti i Durrësit /

I nisur si një shkollë profesionale, ai është kthyer në një kjoskë diplomash. Ku studentët shkojnë vetëm për të marrë kartonin që i duhet për të hapur një ofiçinë riparimi makinash, apo elektricist a zanat tjetër.

Laboratorët, aq reklamuara nga Edi Rama në faqen e tij, janë salla formale, ku veglat e reklamuara nuk i përdor kush.

Në stafin e pedagogëve janë vënë patronazhistë që me letra janë doktorë e profesorë, por që nuk dinë as të ndërrojnë vajin e filtrat e një automjeti.

Ndërkohë që bëjnë reklamë hapur të kompanive të tyre private, duke ndikuar në ndryshimin e kurrikulave akademike.

Me një fjalë një kaos total. Profesorët e Universitetit që ka marrë ambjente të reja edhe në Porto Romano, me investime të jashtëzakonshme që janë përmbytur sa herë bie shi në zonën e Spitallës, janë persona të lidhur me partitë, drejtuesit, klanet e parisë dhe nëntokës së zonës.

Ndërkaq, Universitete me traditë të jashtëzakonshme, si “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, (feston 70 vjetorin) që prej më shumë se 1 viti ka hyrë në një fazë të vështirë transformimi dhe reformash, nuk ka marë asnjë investim kapital nga qeveria.

“Luigj Gurakuqi”, i cili me përpjekjen e rektorit Tonin Gjuraj, po përpiqet të reformojë dhe modernizojë qoftë sferën akademike dhe kërkimin shkencor, ka mbetur me infrastrukturën e Enver Hoxhës.

Ende ky universitet zotëron objektet e institutit të lartë të para vitit 90 me dy godina të shkencave shoqërore dhe natyrore, si dhe me selinë e rektoratit, apo ish-Komitetin e Partisë së Rrethit.

Ende edhe sot “Luigj Gurakuqi” nuk ka një kampus, edhe pse kërkesa për të studiuar është e madhe, jo vetëm brenda vendit, jo vetëm nga zonat e Shkodrës dhe përreth, por nga gjithë Shqipëia, e sidomos nga trevat shqiptare të Malit të Zi si: Ulqin, Malësi, Plavë, Guci, por edhe Kosovë e Maqedoni e Veriut.

Si po e vuan “Luigj Gurakuqi” përçmimin diabolik të
Universiteti 70 vjeçar i Shkodrës /

Qeveria, ministria e Arsimit në veçanti, ka një bazë të dhënash të performancës, problemeve, ligjshmërisë, apo edhe menaxhimit të universiteteve, që bëhen nga njerëz që e njohin fushën. Por gjithmonë këto raporte trukohen apo ndryshohen sipas interesave të VIP-ave nga lart.

Kërkesa që duan të ruajnë statusquonë parazitare dhe të shkatërrojnë arsimin e lartë në vend. Ekselenca që Edi Rama reklamon në propagandën e tij është një fasadë pa përmbajtje, pasi vetëm dokumentet zyrtare të ministrisë së Arsimit po të happen, zbulon një tjetër realitet, që e konfirmojnë të gjitha raportet ndërkombëtare, por edhe braktisja e maturantëve tanë për shkollat tona të larta. Ata që regjistrohen, e bëjnë thjeshte për të marrë një cop karton./Pamfleti

 

luigj gurakuqi edi rama përçmim diabolik shkodra

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Bëhet gallatë: arsimi, shëndetësia , administrata, industria, ushqimi i popullit, bujqësia, sistemi partiak dhe zgjedhor, vidhet , grabitet pasuria publike dhe private dhe në fund "Paria e Tiranës" shpall triumfin. "E kryem". Shqiptarët u larguan. Kush qëndroi dhe rezistoi dhe nuk na pasoi, i lënduam dhe do ti lëndojmë, e kemi tashmë të gjithë pushtetin, por edhe përkrahjen e botës së nëndheshme. "Qëntë do lehin, karvani ecën përpara". Shteti i organizuar dhe funksional si llozhë masonike alla shvejkiane.

    Lini një Përgjigje