Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me replika të forta mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Përplasja erdhi pasi Noka ironizoi mazhorancën, duke deklaruar se “Kuvendi është zegjinizuar” dhe i cilësoi socialistët si “eunukë në pallatin e Sulltanit”.
Pas përmendjes së emrit të saj nga deputeti demokrat, Çaushi reagoi nga foltorja e Kuvendit me akuza të drejtpërdrejta ndaj Nokës.
Ajo akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër, motra dhe e kunata.
"Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj", u shpreh deputetja socialiste.
Replikat mes tyre vijuan me tone të ashpra politike, duke shtuar tensionet në sallën e Kuvendit gjatë diskutimeve parlamentare.
Çka nuk po dëgjojmë? Flamuris Nokis, ky e paska bere shtëpinë çerdhe antishqiptare. Pritni dhe pak, kur nipërit e tij te behen anëtare te Parlamentit.