TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 12:51

U shkarkua si ministër, Vëngu "këshillon" në kafe dy anëtarët e rinj të Qeverisë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua si ministër, Vëngu "këshillon" në kafe

Pirro Vëngu u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes rreth 1 javë më parë, ndërsa Kuvendi zyrtarizoi sot ndryshimet në Qeveri, duke votuar dekretet e Presidentit.

Por duket se shkarkimi si ministër nuk është përjetuar ‘keq’ nga Vëngu, i cili nuk ka humbur kohë për të qëndruar në Parlament, teksa ka zgjedhur të kalojë disa momente në kafe me dy nga ministrat e rinj.

Pranë Kuvendit, Vëngu është fotografuar me pasardhësin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes Ermal Nufi, por edhe ministrin e ri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

U shkarkua si ministër, Vëngu "këshillon" në kafe

vengu ministra kafe

Lini një Përgjigje