Deputeti Ardit Bido ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili gjatë seancës parlamentare përdori tone ironike dhe sulmuese ndaj tij, duke pretenduar se ai “herë i pi ilaçet e herë jo”.
Në një replikë nga foltorja e Kuvendit, Bido i cilësoi të pavërteta deklaratat e Nokës dhe theksoi se takimi i vetëm që ka pasur me të ka qenë në cilësinë e gazetarit.
Ai shtoi se takimi kishte ndodhur në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, ndërsa ironizoi mënyrën se si, sipas tij, funksiononte atëherë administrata. Në vijim të fjalës së tij, Bido përmendi edhe çështjen e pronave, duke thënë se persona të lidhur me Nokën, përfundonin pronarë në jug të vendit.
“Replika ishte ndaj zotit Noka. I dëgjoj me vëmendje kritikat tuaja, (Të Peleshit). Përvoja nuk është i vetmi tregues, dhe këtë te tregoi zoti Noka. Ai gënjeu. Kam qenë një herë te zoti Noka për ta marrë në intervistë. Skam qenë asnjëherë me politikanë. Madje i prish punë dhe zotit Dule, se nuk e kam takuar kurrë. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Më pas bëheshe me prona dhe apartamente. Kuksianët e tij dilnin zot me prona në Sarandë. Politika nuk bëhet me kalqe.”, tha ai.
Lini një Përgjigje