TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 13:35

Berisha mobilizon qytetarët: Më 12 mars, të gjithë në protestë për largimin e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mobilizon qytetarët: Më 12 mars, të gjithë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 12 mars përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha deklaroi se protesta do të ketë si objektiv kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se ora e zhvillimit të protestës pritet të përcaktohet nga strukturat organizuese në ditët në vijim.

“Shqiptarët të mblidhen më 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës. Çdo protestë do të ketë këtë objektiv”, u shpreh Berisha.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë betejën për largimin e kryeministrit nga pushteti.

“Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, deklaroi kreu i PD-së.

Kujtojmë se, ndërkombëtarë kanë dënuar dhunën në protestën e 28 shkurtit të Partisë Demokratike, ku u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre drejtuar “Vilës 31".

Pas reagimit të Ambasadës Franceze dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, një reagim publik ka ardhur edhe nga Ambasada Gjermane.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Gjermane shprehu mbështetje të plotë për qëndrimin e Delegacionit të BE-së, duke dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave. Ambasada Gjemane thekson se protesta nuk mund të justifikojë dhunën e papranueshme kundër qytetarëve dhe pronës.

 

1 Komente

  1. L
    Lymi tutit

    Kesaj rradhe ky ka dhe 999 metra per te bere.

    Lini një Përgjigje