TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 13:23

"Mbroni lumin", Braçe: Tokat publike buzë Semanit dhe Shkumbinit shfrytëzohen nga subjekte private

Shkruar nga Pamfleti
"Mbroni lumin", Braçe: Tokat publike buzë Semanit dhe
Ministri Salla dhe deputeti Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, zhvilloi në Kuvend një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, lidhur me çështjen e grabitjes dhe tjetërsimit të tokave në zonat e lumenjve Seman dhe Shkumbin, në territorin e Lushnjës dhe Divjakës.

Në pyetjen e tij të parë, Braçe iu referua një sipërfaqeje toke pranë lumit Seman, në afërsi të fshatit Imshtë në Bubullimë të Lushnjës. Ai tha se ka persona që pretendojnë të marrin sipërfaqe nga toka e lumit për ta kthyer atë në pronë private.

Deputeti theksoi gjithashtu se situata është bërë më problematike muajt e fundit, pasi sipas tij lumi Seman ka dalë nga shtrati disa herë që nga muaji nëntor, jo vetëm për shkak të reshjeve, por edhe si pasojë e flukseve që lidhen me hidrocentralin e Banjës.

“Ka pretendime kohë pas kohe për të marrë sipërfaqe toke nga toka e lumit për ta kthyer në pronë private në funksion të disa individëve, duke përjashtuar jo vetëm institucionet publike, por edhe banorët e zonës. Historia është e gjatë, ka gati dy vite e ca që konsumohet në të dyja anët, edhe në lumin Shkumbin, edhe në Seman, me njerëz që kohë pas kohe ndërrojnë njëri-tjetrin, por që paraqiten atje për të pronësuar tokë. Ndërkohë situata është bërë e vështirë, kur të paktën nga nëntori që shkoi e deri më tani lumi Seman ka dalë nga shtrati të paktën 5 herë, jo vetëm për shkak të kushteve atmosferike, por edhe për shkak të hidrocentralit të Banjës që ka Semani dhe flukset. Thelbi është: mbrojtja është jo vetëm e asaj sipërfaqeje toke, por të tokave në të dyja krahët e lumit”, tha Braçe.

brace semani shkumbini mbroni lumin

Lini një Përgjigje