Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i ka kërkuar ndjesëë deputetes së PD, Albana Vokshi, pasi në një moment i tha se numri yt është me 0900.
Kjo u mor si një fyerje shumë e rëndë nga kolegët e Vokshit që ishin në sallë, të cilët iu drejtuan foltores ku ishte Balla dhe i kërkuan Niko Peleshi për ta nxjerrë jashtë. Peleshi vendosi për 5 minuta pushim pas tensioneve.
Kërkim falja e Ballës erdhi pasi rifilloi seanca, ku tha se e kishte fjalën për një numër telefonik që jep informacion për Bashkimin Europian.
“Bëhet fjalë, bëhet fjalë për një numër telefonik që në Bashkimin Europian merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Europian. Kaq, kaq është e thjeshtë. Kush ka, kush ka nevojë të marri informacion mbi Bashkimin Europian, ka një numër green line ku ti mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e Bashkimit Europian. Sa i përket keqinformimit, nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Isha, isha duke folur për reformën në Bashkimin Europian. Ja ku e keni numrin, me 0900 të Bashkimit Europian, ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian. Kush, kushdo që ta përdori këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marri. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer nga fjala ime, edhe njëherë ndjesë.”-është shprehur Balla.
Lini një Përgjigje