TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 20:02

Foto/ Skandali në ambasadën shqiptare në Berlin, ky është rusi që punësoi Aida Sakiqi

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Skandali në ambasadën shqiptare në Berlin, ky
Ambasadorja Aida Sakiqi dhe këshilltari i saj rus

Policia gjyqësore po verifikon dy muaj regjistrime në ambasadë dhe lëvizjet e ambasadores shqiptare me këshilltarin e saj rus...

Më 24 shkurt, “Pamfleti” denoncoi një skandal të rëndë në diplomaci, pasi Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, mësohet se është vënë nën hetim nga Prokuroria për abuzime me detyrën.

Gjatë hetimit është konstatuar se janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në emërimin e stafit, duke punësuar persona me shtetësi ruse, bullgare dhe holandeze. Më herët është dashur ndërhyrja e SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe e shërbimit sekret gjerman për largimin e një shtetasi rus të emëruar nga ambasadorja shqiptare.

Ndërkohë portali “Alfapress” ka publikuar foton e rusit, i cili ka qenë këshilltar i ambasadores. Sipas portalit, prokuroria ka sekuestruar regjistrimet nga kamerat në ambasadën shqiptare në Berlin. Aktualisht, serveri ndodhet në zyrën e oficerit të policisë, Ismen Muçmata. Policia gjyqësore po verifikon dy muaj regjistrime në ambasadë dhe lëvizjet e ambasadores shqiptare me këshilltarin e saj rus. 

Foto/ Skandali në ambasadën shqiptare në Berlin, ky
Rusi i punësuar në ambasadën shqiptare në Gjermani

Sipas burimeve të “Pamfletit”, hetimi ka nisur nga denoncimi i bërë nga disa qytetarë që jetojnë në Gjermani, por edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të shtetit gjerman, ndërkaq burimet thonë se ka pasur kallzime edhe nga punonjës të ambasadës.

Ambasadorja po hetohet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës” – Neni 248, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” – Neni 186 dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – Neni 245.

Ndërkohë, emërimi i ambasadores Aida Sakiqi erdhi pas shkarkimit të ambasadorit Artur Kuko, i shkaktuar nga një incident me Presidentin Bajram Begaj.

Emërimi i Aida Sakiqit në ambasadën më të rëndësishme në Evropë mësohet se pati si shtysë dhe një marrëdhënie të afërt që ajo ka me gruan e Edi Ramës, Lindën.

Marrëdhënie që është ngjizur më shumë gjatë kohës që vajza e gruas së kryeministrit studionte në Holandë dhe Sakiqi ishte ambasadore në Hagë.

 

5 Komente

  1. T
    Tanguli

    Ja pra Taulant,perdore nr me 0900 me ambasadoren…!!

    1. C
      Ciu

      I thoni qe nuk mbahet vendi me Budallalliqet e Rames dhe Lindes qe i kishte shoke blloku. I thoni se qyli i Bulentit dhe Lires (ish shefes se IFS) ka mbaruar dhe ben mire ti kerkoje ndjese qytetareve se kane shperdoruar paret tona dhe te femijeve tane..PISA!

      1. J
        Jeta

        I thoni popullit qe shteti shkatërrohet nese ne krye te tij jane Ramutet dhe Salehët.

        1. R
          Roku

          Edhe kusherinjte e bllokut te panginjur ne ofiqe e pare..Kujtojne akoma se jane ne sarajet e babes!

        2. V
          Vlona

          Kjo cdo lloje pune tjeter te beje vetem ambasadore nuk mund te jete, totalisht ordinere qe nuk ka haberin se cdo te thote punonjese shteti, nje halabake e rendomte

          Lini një Përgjigje