Raporte nga agjenci partnere dhe SHISH ngrejnë pikëpyetje mbi rolin e Oficerëve Ndërlidhës dhe mungesën e reagimit institucional...
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Aida Sakiqi, është marrë e pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare, ndërsa hetimet lidhen edhe me punësimin e një shtetasi rus në stafin e ambasadës. Sipas informacioneve të raportuara, rasti është evidentuar pas verifikimeve të agjencive partnere gjermane dhe SHISH. Çështja ka hapur debat edhe për rolin e Oficerëve Ndërlidhës në ambasada dhe në agjencitë ndërkombëtare, si dhe për mungesën e reagimit nga institucionet qendrore për pezullimin ose shkarkimin e ambasadores.
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Aida Sakiqi, është marrë e pandehur për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe për punësimin e një shtetasi rus në stafin e ambasadës.
Bazuar në informacionet e agjencive partnere, të Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë Gjermane (BfV) dhe në raportin e SHISH, shtetasi rus i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani është larguar nga detyra. Ai rezulton të jetë punësuar përmes lidhjeve me ambasadoren Aida Sakiqi, tashmë e pandehur, por ende në detyrë.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se Oficeri i Ndërlidhjes, i emëruar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani, nuk e kishte raportuar punësimin e shtetasit rus në stafin drejtues të ambasadës.
Pas publikimit të këtij rasti, në “Pamfleti” ka mbërritur një informacion që flet për fshehje informacionesh edhe nga Oficerë Ndërlidhës në ambasada të tjera të Shqipërisë dhe në Interpol, Europol dhe Qendrën e Evropës Juglindore (SELEC).
Sipas ligjit, Oficerët Ndërlidhës janë përfaqësues të Policisë së Shtetit në ambasadat shqiptare dhe në agjencitë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, me detyrë shkëmbimin dhe raportimin e informacionit me shërbimet e sigurisë të vendeve pritëse.
Në katër raporte të agjencive partnere, dërguara në dhjetor 2024 kryeministrit Edi Rama, ministrit të Jashtëm, ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, përmenden raste të Oficerëve Ndërlidhës që nuk kanë përcjellë informacion tek shërbimet e vendeve të BE-së, Interpolit, Europolit dhe SELEC.
Pas këtyre raporteve, kryeministri miratoi Vendimin nr. 221, datë 17 prill 2025, për kriteret e emërimit, detyrat, detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore të Oficerëve Ndërlidhës të atashuar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit në ambasadat e Shqipërisë.
Megjithatë, sipas informacioneve të raportuara, ka ende Oficerë Ndërlidhës në disa shtete që nuk përcjellin dhe nuk shkëmbejnë informacionet e grumbulluara, duke mos raportuar plotësisht rastet që lidhen me veprimtari kriminale me bazë në Shqipëri.
Sektori i Oficerëve Ndërlidhës është pjesë e strukturës së bashkëpunimit ndërkombëtar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe ka detyrimin të raportojë çdo informacion tek drejtori i Policisë.
Sipas raporteve të agjencive partnere, ka raste kur Oficerë Ndërlidhës në disa vende të BE-së nuk kanë përcjellë informacione lidhur me persona në kërkim, trafikantë droge apo aktivitete të tjera kriminale me lidhje në Shqipëri.
Po ashtu, është pretenduar se nuk janë raportuar edhe informacione të marra nga agjencitë partnere dhe shërbimet e sigurisë në vendet ku janë të atashuar, duke mos i dorëzuar ato në strukturat përkatëse në Shqipëri.
Rasti i punësimit të shtetasit rus në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani përmendet si shembull, pasi Oficeri i Ndërlidhjes nuk e ka raportuar këtë fakt, megjithëse çështja lidhet me sigurinë e përfaqësisë diplomatike në një nga vendet kryesore të BE-së.
Sipas informacioneve, shtetasi rus ka shoqëruar në selinë e ambasadës persona të huaj të paidentifikuar publikisht dhe ka pasur kontakte të shpeshta jashtë ambasadës me ambasadoren Aida Sakiqi.
Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar për shkarkimin e ambasadores Aida Sakiqi apo për përjashtimin e saj nga shërbimi diplomatik, megjithëse ajo është marrë e pandehur nga organet e drejtësisë./Pamfleti
Pse kaq budallenj ju qe shkruani keta artikuj? Ose ne se nuk jeni budallenj, dhe i kuptoni gjerat se si qendrojne realisht, pse nuk i thoni hapur? Vertet mendoni se ata oficeret nderlidhes veprojne sic jua thote koka dhe mendja e tyre? Ne se do ishte keshtu dhe shteti do ishte vertet ligjir, ata do ishin pas hekurave sot.... Ata, kur dergohen ne ambasada, zgjidhen, studjohen e kontaktohen nga titullaret me te larte te institucioneve perkatese, ku marrin dhe "porosi" konkrete. Pra nuk shkon kushdo, apo permes te ashtuqujturave konkurimesh. Si puna e tenderave jane edhe konkurime e tyre. Pastaj, ju gazetaret e ketij artikullu, ose nuk kerkoni informacione shtese, se kush jane keta oficere nderlidhes apo kontakti, si kane shkuar dhe pse instifucionet perkatese nuk reagojne? P.Sh. MEPJ ta pyesni, pse hesht, si per Sakiqin ashtu dhe per ata nderlidhesat, se dhe ajo ka nje lloj pushteti mbi ta... Prandaj ceshtja eshte shume e koklavitur zoterij.....Kemi te bejme me piramide apo rastesi????
Sepse ka ligj dhe vendime qeveritare te cilat nuk jane ndjekur e duke qene se per nje nepunes publik ligji eshte busulla, keta njerez kane bere dicka te paligjshme. Sakiqi jo vetem qe ka punesuar rus dhe persona te dyshimte por ka bere presion edhe mbi oficerin e nderlidhjes te mos denoncoje..
Kta duhen akuzuar per trrathti, e Jo shperdorim detyre e fallsifikim.