TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 08:25

Adriatik Lapaj akuza Endri Shabanit: Rezultat i një pazari të shëmtuar, nuk e njoh Avokatin e Popullit

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Lapaj akuza Endri Shabanit: Rezultat i një pazari të
Adriatik Lapaj

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj nga protesta përballë Kryeministrisë, tha se partia që ai drejton nuk e njeh drejtuesin e institucionit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Sipas Lapajt, Shabani nuk ka legjitimitet moral dhe është rezultat i një pazari të shëmtuar.

“Ne nuk e njohim si institucion, drejtimin e institucionit, jo institucionin në vetvete, nuk e njohim drejtuesin e atij institucioni si të ligjshëm, sepse nuk plotëson kriteret e ligjit për Avokatin e Popullit, që nga vjetërsia në profesion, ushtrimi i profesionit, e me radhë, e me radhë, janë shumë pika.

Nga ana tjetër nuk la legjitimitet moral, sepse është rezultat i një pazari të shëmtuar, që ka synuar dhe po synon tërë kohës, përmes regjisorit Edi Rama, të vrasë besimin e popullit, besimin e rinisë që këtu mund të ketë ndryshim.”, tha Lapaj në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”. 

Lapaj e konsideroi Endri Shabanin si modelin më të pistë dhe më të keq që mund t’i ofrohet rinisë. Sipas Lapajt një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por mungesa e moralit.

“Duke dhënë modelin që të gjithë shiten, të gjithë e bëjnë për një vend pune, të gjithë e bëjnë për një post, ai është modeli më i keq, më i pistë që mund t’i ofrohet rinisë. Një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por një shoqëri fillimisht e vret mungesa e moralit. Morali në politikë, morali në shoqëri, morali në administratë, morali në jetë, imponon pastaj një sjellje tjetër të shoqërisë. Vrasja e moralit në politik, vrasja e moralit në jetën publike, është po aq e rrezikshme sa krimi i organizuar”, tha Lapaj.

Kujtojmë që prej afro 3 muajsh Adriatik Lapaj dhe aktivistë të tjerë të “Shqipëria Bëhet” po protestojnë para Kryeministrisë. 

adriatik lapaj

Lini një Përgjigje