
Edhe në Qarkun e Elbasanit sot po zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Në listën e kandidatëve bëjnë pjesë edhe deputetët aktuale Zheni Gjergji, Qani Xhafa, Dashnor Sula, Lefter Gështenja si dhe ish deputetët Aurel Bylykbashi dhe Arben Elezi.
Ndërkohë, edhe në qarkun e Korçës ka nisur procesi i primareve, ku gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 11 majit.
Emrat e kandidatëve janë: 1-Ledina Alolli/ 2- Lorenc Begaj/ 3- Genti Çela/ 4- Alfred Gega/ 5- Xhuljan Guçe/ 6- Kujtim Hoxha/ 7- Yllson Ibrahimllari/ 8- Kristiano Koçibelli/ 9- Sorina Koti/ 10- Fidel Kreka/ 11- Arber Male/ 12- Andrea Mano/ 13- Bledion Nallbati/ 14- Albana Prifti/ 15- Brunilda Prifti/ 16- Eleina Qirici/ 17- Lulëzim Rakipi/ 18- Edmond Spaho dhe 19- Elsuida Vila.
Votimi për kandidatët e preferuar do të kryhet në të gjitha degët e partisë demokratike të qarkut.
Në degen e PD-së: -Korçë janë rreth 2800 anëtarë/ -Devoll- 1900 anëtarë/ -Maliq -1854 anëtarë/ -Pogradec – 1200 anëtarë/ -Kolonjë- 1000 anëtarë.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.

Primaret janë cilësuar si një proces i rëndësishëm për anëtarët e partisë demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha pasi do të përzgjedhin kandidatët për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti.
Procesi i votimit ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune në orën 08:00 dhe do mbyllet në 18:00. Në këtë proces vendi i votimit është përcaktuar të jetë selia e Partisë e Demokratike në bashkitë e Qarkut të Elbasanit, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun dhe Belshin.
Çdo anëtar i PD që ka emrin në listën e anëtarësisë ka të drejtë që sipas parimit një anëtarë një votë të votojë vetëm një nga kandidatët të cilët janë renditur sipas shkronjës së parë të mbiemrit në fletën e votimit.Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit janë ftuar të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë në një garë të ndershme për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.Ky proces është cilësuar një hap i rëndësishëm për procesin demokratik brenda partisë dhe për përgatitjen e PD-së për sfidat zgjedhore të ardhshme.
Lini një Përgjigje