TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 07:59

Mbahen sot Primaret në PD, cilët janë kandidatët dhe vendet ku do të votohet

Shkruar nga Pamfleti

Mbahen sot Primaret në PD, cilët janë kandidatët dhe vendet

Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme zgjedhjet për primaret në të gjithë Shqipërinë!

Partia Demokratike do të mbajë dotëne sotme primaret, ku sipas qarqeve, anëtarët e kësaj partie, do të votojnë për kandidatët që më pas do të përzgjidhen nga Kryesia dhe do të përfshihen në listën zyrtare të kësaj partie për zgjedhjet e 11 majit.

Votimi do të jetë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë). Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Kandidatët që do të marrin më shumë vota nga anëtarësia kanë më tepër shanse për të qenë në listën zyrtare që do të paraqesë PD në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht emrat që do të zgjidhen përmes Primareve do të jenë në atë që konsiderohet si lista e hapur, që përbën edhe 2/3 e emrave që do të paraqiten për secilin qark.

Në primaret për Tiranën përfshihen emra të njohur dhe të panjohur, pjesë e strukturave drejtuese apo deputetë. 

Lista e plotë ka 289 emra kandidatësh të Primareve të Partisë Demokratike. Nga pjesa kryesore e listave, për Tiranën ka rreth 80 kandidatë. Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD.

Në listat e Primareve të PD-së nuk mungojnë edhe emra që SPAK i ka aktualisht nën akuzë si Asllan Dogjani dhe Bardh Spahia, apo ish-kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, që tashmë prej kohësh është rreshtuar politikisht.

Më poshtë është lista se ku do të votohet në Tiranë, si dhe fleta e votimit me emrat e 82 kandidatëve të qarkut:

Tirana 1 - Shkolla "Ali Demi"
Tirana 2 - Selia Qendrore e PDSH
Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
Tirana 4 - Selia e Degës, "Kompleksi Orion", Rr. “Faruk
Begolli”
Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi “Kika”
Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat
Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë "Hotel Mondial"
Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri
Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk
Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek
Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir
Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës
Kavajë - Tek kinemaja, në qendër
Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
Rrogozhinë - Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

Mbahen sot Primaret në PD, cilët janë kandidatët dhe vendet

Emrat që spikasin sipas qarqeve:

Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, nën hetim nga SPAK, Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, Ilda Zhulalit, Grigels Muçollarit, anëtar i kryesisë, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Myslim Murrizi, deputetes Oriela Nebiaj, ish-kreut të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetes Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti apo dhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.

Lista më e ‘nxehtë’ është ajo e Lezhës, ku spikasin deputetja Elda Hoti, një nga më aktivet në tensionet e dhunshme në Kuvend gjatë gjashtë muajve të fundit, ish-gjyqtarit të Apelit, aq shumë të lakuarit Gjin Gjoni, deputetes Lindita Metaliaj dhe deputetit Kastriot Piroli.

Në Gjirokastër nuk mungon emri i ish-sekretarit të PD-së në kohën e Bashës dhe njëkohësisht ish-deputetit Arben Ristani (ish-kreu i KQZ). 

Në Korçë bie në sy Andrea Mano, ish-prefekti dhe deputeti aktual që i zuri vendin Ervin Salianjit pas burgosjes, deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho, si dhe deputetja Sorina Koti. 

Kurse në Kukës gjendet emri i Isuf Çelës dhe në Dibër bie në sy emrat e deputetit Kreshnik Çollaku, i ish-drejtorit të LSI-së dhe ish-deputetit përparim Spahiu, si dhe i gazetarit Basir Çollaku.

Qarku i Durrësit ka në listë emra si të deputetes Andia Ulliri, ish-drejtorit të Policisë, Emri Vata, zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, Igli Carës, si dhe anëtares së kryesisë Ilirjana Kuçana.

Në Elbasan ndodhen emrat e Aurel Bylykbashit, Blendi Himçit, deputetëve Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji. Kurse në fund, në listën e Fierit ndodhen emrat e deputetëve Luan Baçi dhe Saimir Korreshi. 

Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë.

Ndërkohë deputetët demokratë, pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferrajt, kanë refuzuar Primaret edhe Petrit Doda, Emilja Koliqi, Eralda Bano dhe Kasem Mahmutaj.

Lini një Përgjigje