TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2025, 17:35

Rama thumbon SPAK: I dorëzuam “shpatën” drejtësisë, me vetëdije se ajo mund presë edhe kokat tona!

Shkruar nga Pamfleti

Rama thumbon SPAK: I dorëzuam “shpatën”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste 1 dhe 2 foli sërish për Reformën në Drejtësi.

Rama tha se falë PS sot kemi një drejtësi të reformuar dhe të pavarur. Më tej, Ra theksoi se për herë të parë drejtësia vepron e pavarur, pasi në të shkuarën sipas tij, shqiptarët e dinë shumë mirë, se ishin qeveritë ato që vërvisnin “shpatën” e drejtësisë dhe hanin e prisnin kë të donin.

Kryeministri ka thumbuar sërish SPAK-un, teksa tha se ishte PS ajo që ia dorëzoi "shpatën" drejtësisë, pavarësisht se ajo mund të priste edhe kokat e socialistëve.

“Ata të cilët bënë çmos të mos e lejojnë këtë që po ndodh, sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne, pse njerëz të lidhur me pushtetin tonë përfshihen në ndalime e në gjykime. Po të mos e kishim bërë ne, do të duhet të na tregojnë se pse duhet të kishte ndodh përpara kjo. Nuk di që nga 1912-ta, e deri mbasi ne kaluam reformën në drejtësi, e deri sa u ngrit SPAK dhe GJKKO të jetë kapur ndonjë person publik, që edhe të jetë bërë hetimi edhe të jetë dhënë vendimi. Unë flas për një drejtësi që nuk do të dijë se kush është në qeveri. Tani do më thonë ndonjë po si e bëre ti këtë kur e dije që do kapeshin dhe njerëzit tonë.

Tani misioni jonë është të bëjnë shtetin demokratik europian të shqiptarëve. Kush merr përsipër të udhëheqë, duhet të marrë edhe vendime që mund të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta edhe për ty. Të kesh shpatën e ligjit, që e kishte të dorë qeveria që nga 1912-të, e cila priste kokat që donte dhe falte kokat që s’donte, ne ja dorëzuam shpatën drejtësisë. Ia dorëzuam shpatën duke patur parasysh që mund të presë koka që mund të jenë edhe tonat. Por ama nëse shohim në pikturën e madhe të interesit kombëtar, është e vetmja rrugë për të patur një drejtësi që nuk pyet se sa i pasur je, sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrdhënies me ligjin. Patjetër që këtu po ndodhin gjera që nuk janë shumë korrekte. Ka prokurori, por ka dhe gjykatatë.

Gjykata duhet të peshojnë faktet e të dyja palëve, dhe më pas duhet të jetë e verbër duke mos patur rëndësi se kush është njëri apo tjeteri, por nga anon peshorja. Për këtë duhet edhe më shumë durim, dhe më shumë eksperiencë, pasi faza ku jemi kemi vetëm pavarësinë e shpatës, nuk kemi peshorën. Nga ana tjetër vetëm 5 vite ka kjo histori, dhe është shumë pak për të patur një gjyqësor të pavarur. Bota ku ne bëjmë pjesë, dhe fati jonë që Zoti na ka vendosur në mes të Europës, dhe në këtë pjesë të botës ëhstë ndarë kjo punë me kohë që të gjithë ajën të pafajshëm deri sa provohet dikush i fajshëm. Ndërsa te ne duhet të durosh kanalet e portalet që të gjithë janë të fajshëm deri sa të provohet se është i pafajshëm”, tha Rama.

Lini një Përgjigje