
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin vjetor nga buxheti i shtetit për partitë politike.
Nga 345 milion e 600 mijë lekë në total, pjesa më e madhe e ‘tortës’ shkon për Partinë Socialiste me 151.494.783 lekë.
Pas PS-së, vlerën më të madhe të fondit, e merr partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike, konkretisht 106.661.181 lekë.
Pjesa tjetër ndahet mes Partisë së Lirisë; Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Dinjitet; Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Partisë Republikane; Partisë Agrare Ambientaliste; Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar; Partisë Lëvizja e Legalitetit; Partisë Social Demokrate dhe Nismës Thurje.

Lini një Përgjigje