Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama në lidhje me Engjëll Agaçin, për të cilin Rama thotë se është në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndryshe nga Rama, Sali Berisha pretendon se Engjëll Agaçin e kanë fotografuar nëpër kafene në Romë.
Berisha deklaron i bindur se sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit i kanë konfiskuar laptopin, ndërsa thotë se nëse ai është i sëmurë “Rama le të publikojë spitalin ku ai po kurohet”.
"Engjëll Agaçi ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.
Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit.
Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje