Ditën e sotme u mbajt Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian, Çështjet Evropiane e shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, në Pallatin e Kongreseve, ku tematika kryesore kanë qenë reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian.
Ky takim është moderuar nga Kryetarja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Jorida Tabaku, ku pjesëmarrës ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian.
Kryetarja e komisionit, njëkohësisht deputetja e PD, bëri thirrje për transparencë, teksa shprehu dakordësinë e opozitës për ta çuar vendin drejt BE-së.
“Shqipëria nuk ka asnjë dyshim që të ardhmen e ka në BE, është qëllim i përbashkët jo vetëm i qeverisë, por i të gjitha forcave politike. Shpreh gatishmërinë opozitës që ky proces, megjithëse në mungesë të rezultateve konkrete, të vazhdojë duke qenë se është sinjal i qartë për sfidat politike. Pas agresionit rus në Ukraine dhe pas angazhimit që rajoni ka marrë për zgjerimin, parlamentet tona janë duke luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Tabaku.
Kjo deklaratë u kundërshtua nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cila se këtu nuk është për fushatë, por për bashkëpunim me qëllim integrimin e vendit në BE.
Ai apeloi që palët të bashkëpunojnë, sepse nëse nuk përqafojnë njëri-tjetrin atëherë si do shkohet drejt integrimit europian.
“Kemi hapur 4 nga kapitujt dhe jemi gati të hapim të gjitha deri në qershor. Këtu nuk jam për fushatë, jam për procese transparente, të afta për të përfshirë të gjithë shoqërinë, jam i kënaqur që ju presim këtu në Tiranë në këtë forum. Luan rol në të ardhmen europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit. Ballkani Perëndimor ka kontribuar në ecurinë përpara të proceseve dhe në bashkëpunim, teksa ky bashkëpunim do çohet më përpara. Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur”, u shpreh ministri.
Lini një Përgjigje