TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2025, 09:46

“Shqipëria Bëhet” dhe “Thurje” bashkojnë forcat, firmosin koalicionin parazgjedhor për 11 majin

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria Bëhet” dhe “Thurje” bashkojnë
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje” shpallin koalicionin e tyre parazgjedhor për zgjedhjet e 11 majit. Të lideruar nga Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Pano Soko, këto dy lëvizje do të mbajnë nesër një konferencë për median, ku do të ndajnë më shumë detaje mbi këtë bashkëpunim.

Koalicioni shikohet si një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.

“Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite’ thuhet në njoftimin e tyre.

Një ditë më parë, LZHK e Dashamir Shehitit shpalli koalicionin me “Djathtas 1912” të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 11 majit.

Lini një Përgjigje