Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Sali Berishës, se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, është arratisur dhe se SPAK i ka marrë edhe laptopin.
Sipas Ramës, këto janë shpifje, ndërsa theksoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore që siç shprehet ai “kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes”.
'Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër.
Llumi helmues i kënetës që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurime e atij kolektivi speciesh të ulëta do të shqetësojë dynjanë
Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia. Me tam tamet e mushkonjave të kënetës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit.', tha Rama.
Lini një Përgjigje