
Burime nga BKH, që merren me gjurmimin e pasurive të trafikantëve të dënuar e nën hetim, konfirmojnë se për trafikantin e dënuar Agron Xhafaj, thanë se nuk kanë urdhër për gjurmimin e pasurive të tij, megjithëse dosja e drejtësisë italiane është në SPAK prej 4 vitesh, por është hequr përgjithnjë nga lista e sekuestrimeve...
Ditën e mërkurë u zhvilluan dy aktivitete për drejtësinë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, një me temë “Tryeza e debatit për demokracinë, drejtësinë e qeverisjen”, ku u debatua për aktivitetin e SPAK e Gjykatës së Posaçme dhe mbledhja e komisionit parlamentar “Xhafaj”.
Një nga pyetjet që iu bë drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ishte për barazinë në goditjen e grupeve të krimit të organizuar, dhe zbatimin e ligjit anti-mafie për sekuestrimin e pasurive të tyre me burim veprimtaritë kriminale.
Në përgjigjen e tij, Altin Dumnai përmendi si arritje, disa statistika me numër grupesh e individësh të arrestuar, të dënuar, nën hetim, gjykim e kërkim dhe vlera financiare e pasuri që u janë sekuestruar atyre.
Drejtuesi i SPAK, tha se mbështetur në dosjet penale, u janë sekuestruar llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme në Shqipëri, të gjithë shqiptarëve të dënuar brenda e jashtë vendit, për vepra penale që i përfshinë ligji anti-mafie.
Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gënjeu “pakëz” në deklarimin për sekuestrimin e pasurive të anëtarëve të grupeve kriminale që janë dënuar, sepse disa trafikantëve me lidhje familjare në kupolën e PS dhe pushtetit nuk u është prekur asgjë.
Vëllai i Fatmir Xhafajt, është një prej të dënuarve me burg në Itali për trafikim ndërkombëtar droge, të cilit, SPAK nuk i ka sekuestruar asnjë qindarkë e asnjë tullë, megjithëse e ka subjekt sekuestro në bazë të ligjit anti-mafie.
Sipas dosjes, Agron Xhafaj është dënuar me Vendim nr. 455, datë 21 prill 2004 të Gjykatës së Leçes, i cili ka hyrë në fuqi në datën 7 shkurt 2009, por ai u kthye në Shqipëri, ndryshoi emrin dhe bleu pasuri e bëri biznese, ndërsa pas plasjes së skandalit, Fatmir Xhafaj në atë kohë ministër i Brendshëm, u detyrua ta çonte të kryente burgun në Itali.
Burime nga BKH, që merren me gjurmimin e pasurive të trafikantëve të dënuar e nën hetim, konfirmojnë se për trafikantin e dënuar Agron Xhafaj, thanë se nuk kanë urdhër për gjurmimin e pasurive të tij, megjithëse dosja e drejtësisë italiane është në SPAK prej 4 vitesh, por është hequr përgjithnjë nga lista e sekuestrimeve.
Sipas ligjit anti-mafia, edhe deputeti Fatmir Xhafaj e familjarë të tij të afërt, janë subjekt e hetimit dhe sekuestros pasurore, për të vërtetuar, nëse ka pëfituar apo fshehur pasuri e vlera monetare të vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge./Pamfleti
Lini një Përgjigje