TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2025, 12:52

"Edvin Sinaloan nuk e zë vendi", Berisha: Rama do japë llogari kur të vijnë prokurorët amerikanë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
"Edvin Sinaloan nuk e zë vendi", Berisha: Rama do japë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për shtyp nga selia blu.

Kryedemokrati tha se një grup prokurorësh amerikanë do të vijnë në Tiranë dhe se Rama nuk do të ketë më kontroll mbi ta. 

Berisha deklaroi se Rama do të thirret për krimet që ka kryer. 

"Të dashur miq, krahu tjetër është në kaos, në panik, në shthurje, në tmerr.

Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA. Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar.

Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar. Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.

Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.

Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…

A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status.

Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA. Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi. Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend", u shpreh Berisha. 

Lini një Përgjigje