TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2025, 16:20

Hetimi i krimit zgjedhor, Korreshi: Administratës vijon t’i bëhet presion për firmat e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i krimit zgjedhor,  Korreshi: Administratës vijon t’i

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka folur në lidhje me krimin zgjedhor, ku tha se SPAK është vonë pasi tashmë mazhoranca në pushtet e ka “mbaruar punën”.

Korreshi ka evidentuar presionin që sipas tij i bëhet administratës për firmat e votave të diasporës apo edhe shtrimet e rrugëve në periudhën para zgjedhjeve, si shkelje.

“SPAK është vonë për të hetuar krimin zgjedhor sepse tashmë po mbarojnë punë ata të pushtetit. Kemi denoncuar shtrimet me çakull vijon tradita, nuk ka ngelur drejtor ministrie e OSHEE që nuk po investon, nuk e di se si u del rroga këtyre, por naftë ka shteti boll. Administratës vijon t’i bëhet presion për të siguruar firmat për votën e diasporës”, tha deputeti demokrat në News 24.

Korreshi u ndal edhe tek postimet që bëhen nga shkollat apo kopshtet në faqet zyrtare në Facebook, për shpërndarjen e postimeve të ministrave.

Lini një Përgjigje