TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 09:29

Primaret e PD/ Nis votimi në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, procesi vijon pa probleme

Shkruar nga Pamfleti

Primaret e PD/ Nis votimi në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës,

Procesi i votimit për primaret e Partisë Demokratike ka nisur edhe në qarkun e Lezhës. Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve të cilët janë thirrur për të votuar në degët e PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është 7600.

Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Donika Ndoj, thotë se procesi ka nisur në orën 8:00 dhe po vijon normalisht pa probleme, ndërsa bëri thirrje ndaj çdo anëtari të PD që të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm për demokratët.

“Sot votohet në Lezhë dhe në të gjithë vendin për primaret, qarku Lezhë ka rreth 7600 anëtarë që pritet të votojnë 2900 anëtarë. Qyteti i Lezhës ka 3500 anëtarë dhe pritet që të votojnë 1100 anëtarë. Mendoj se primaret janë një moment i rëndësishëm dhe një proces i brendshëm demokratik për ta bërë PD me një vizion të qartë dhe për të garantuar fitore në 11 maj. Ftoj anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. I uroj suksese kandidatëve”, tha ajo.

Edhe demokratët e Shkodrës i janë drejtuar sot kutive të votimit në kuadër të primareve për të zgjedhur këshu listën e deputetëve garues në zgjedhjet e 11 majit.

Në qarkun Shkodër lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në partinë demokratike, por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime.

Bardh Spahia, Greta Bardeli, kryetarja aktuale e PD Eliona Shkrela por dhe emra të rinj si Tedi Kopliku apo Imeld Sokoli do të jenë pjesë e garës. Gjeorgjeta Hila është rikthim në radhët e PD në këto Primare, e cila prej vitesh jeton ne SHBA por ka vendosur te rikthehet dhe të jete pjesë aktive e jetës politike.

Procesi i votimit nisi në orën 8:00 në të gjithë vendin ndërsa do të mbyllet në orën 18:00.

Lini një Përgjigje