TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 08:08

Shkaku i tërbimit të Edi Ramës ndaj SPAK nuk është Erion Veliaj, por laptopi i Fatmir Xhafës!

Shkruar nga Pamfleti
Shkaku i tërbimit të Edi Ramës ndaj SPAK nuk është
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama /

Burimet tona, konfirmojnë se banesa e Fatmir Xhafajt në Vlorë është kontrolluar nga BKH, me urdhër të GJKKO e ka gjasa që të jetë marrë aty një laptop, ku ishte projektuar e gjithë organigrama e reformës së dytë në Drejtësi që Edi Rama e Fatmir Xhafaj kanë bërë gati për pas 11 majit...

Sulmi pa doganë i Edi Ramës ndaj SPAK ka krijuar një situatë të rëndë dhe kaos në vend. Në mënyrë të gabuar ky sulm është përceptuar se vjen si pasojë e rastit ‘Veliaj’. Them në mënyrë të gabuar, pasi në të vërtetë ka qenë Edi Rama, që prej kohësh, e ka shitur dhe zhveshur Veliajn nga pushteti politik.

Siç po tregojnë ngjarjet, irritimi i Edi Ramës nuk ka ardhur prej rastit Veliaj, por nga afrimi i SPAK pranë tij. Jo vetëm pranë administrates së afërt të tij, siç është rasti i Engjëll Agaçit, por edhe në përpjekjen e tij për të ndalur SPAK nëpërmjet sulmeve të vazhdueshme.

Irritimi i Kryeministrit dhe nervozizmi tij, siç thonë burimet, ka si shkak zbarkimin e agjentëve të BKH në kupolën socialiste, pikërisht te njeriu më i rëndësishm politik i momentit në PS. Burimet tona, konfirmojnë se banesa e Fatmir Xhafajt në Vlorë është kontrolluar nga BKH, me urdhër të GJKKO e ka gjasa që të jetë marrë aty një laptop, ku ishte projektuar e gjithë organigrama e reformës së dytë në Drejtësi që Edi Rama e Fatmir Xhafaj kanë bërë gati për pas 11 majit.

Nëse është e vërtetë kjo, kemi të bëjmë me një operacion aq të rëndësishëm, sa mund të trondisë ekuilibrat politike në Tiranë. Vertetë, përkohësisht, janë larguar amerikanët, por sot SPAK është nën protektoratin britanik, çfarë do të thotë se vazhdon të ketë një fuqi shumë të madhe. E nëse janë reale zërat për sekuestron e laptopit të Xhafës, kemi të bëjmë me një operacion tipik britanik. Fakt është që situata në mazhorncë është e keqe, që të most hemi, e tmerrshme. Edi Rama nuk po arrin dot të ngrejë moralin Brenda të tijve, edhe pse po mban takime e lidhje online pafund.

Më shumë se rasti Agaçi, atij i djeg shumë rasti Xhafa. Ku nëse i është zbuluar skema e ndryshimit të SPAK pas zgjedhjeve të 11 majit, Babloku është i djegur përfundimisht. Dhe pikërisht kjo e ka bërë shumë nervoz, dhe gazetarë të huaj po thonë që Shqipëria është pranë një destabilizimi të ri. Të cilin po e provokon një person, vetëm sepse i janë zbuluar skenaret.

Rama friksohet se ka një skenar të pas 11 majit, i cili po bëhet gjithnjë e më i afrët. E për këtë nuk ka shumë informacion, siç po ndodh gjithnjë e më shumë, me operacionet e SPAK.

Rasti ‘Agaçi’ është misterioz, dhe ka shumë mundësi që Berisha të ketë info në insistimin e tij, por e vërteta është se Edi Ramën diçka e madhe po e mundon, pasi kemi të bëjmë me një lojë direkte, po sfidon SPAK.

E këtë mund ta kthejë, siç e ka kthyer, në një luftë politike në fushatë.

Djegia e madhe është rasti e kontrolli i Vlorës, ku zbulimi mund të jetë i bujshëm./Pamfleti

fatmir xhafaj edi rama spak kontroll banese laptopi

Lini një Përgjigje