TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 19:12

Nga vetmia e Vuçiç, tek të qeshurat e Ramës dhe fshehja e flamurit të Kosovës, çfarë nuk u pa nga Samiti i Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Nga vetmia e Vuçiç, tek të qeshurat e Ramës dhe fshehja

Në Granada të Spanjës është mbajtur takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku kanë qenë të pranishëm liderët e BE dhe ata të Ballkanit. Por në këtë Samit pati disa zhvillime që nuk ranë në sy.

Në pamje të publikuara nga samiti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka tërhequr vëmendje teksa qëndron “i vetmuar” dhe shikon nga larg udhëheqësit evropianë. Foto e ka kapur ndërsa këta të fundit janë duke diskutuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, para se të nisë mbledhja e Samitit.

Ndërsa në një video shfaqet kryeministri Rama që shkrihet së qeshuri me kacelarin Scholz. Nga ana tjetër Spanja ka vijuar të bëjë lojën e Serbisë, duke larguar flamurin e Kosovës nga tryeza.

 

 

Lini një Përgjigje