TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 18:35

Nga pallati i Zenit, te apartamentet e Bashës dhe vilat te Gjiri i Lalësit, “luftë” kullash në PD

Shkruar nga Pamfleti
Nga pallati i Zenit, te apartamentet e Bashës dhe vilat te Gjiri i
“Luftë” kullash në PD

Duket se në PD të gjithë po mundohen të kapin çfarë të kapin...

Lufta brenda Partisë Demokratike ka degraduar në një luftë pazaresh dhe interesash. Që në vjeshtën e vitit 2021 e deri më sot, demokratët janë përplasur duke mos i lënë asgjë pa thënë njëri-tjetrit. Por nga gjithë ky debat gati 2-vjeçar, kuptohet qartë se më shumë kemi të bëjmë me luftë interesash sesa për hallin e vërtetë të demokratëve.

PD ka rënë në atë gjendje sa nuk vjen kurrë në pushtet dhe si duket tani po bëhet betejë e fortë që kush të mundet të kapë sa më shumë. Një vit më parë ishte Gazmet Bardhi ai i cili bëri një denoncim të fortë. Ai akuzoi se një deputet i rreshtuar krah Sali Berishës kishte një vilë të padeklaruar në Gjirin e Lalësit.

Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruante Bardhi në maj të 2021. 

Por debati nuk u mbyll me kaq. Në fillim të gushtit të këtij vit plasi sërish skandali. Në mes të Tiranës, më saktë pas TOB, nisi ndërtimin një prej kullave më të mëdha të Tiranës. Personazhe të ndryshëm lëshuan akuza se fshihet Shkëlzen Berisha pas kësaj kulle. Kaq u desh dhe Basha u hodh në sulm. Në çdo dalje ai e cilëson Berishën dhe Bardhin si aleanca e kullave. Kështu ndodhi dhe sot në Parlament, ku i kërkoi Nikollës se pse mban Bardhin ende kryetar grupi.

Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitën, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë, Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro Kushtetutës, pro ligjit për partitë politike. Shprehuni pro Kodit Zgjedhorë siç e keni për detyrë ose në qoftë se keni vendosur në kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave dhe të non-gratave, ki guxim edhe dil e thuaju shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance”, ju drejtua Basha, Nikollës.

Por Gazment Bardhi ishte ai që reagoi ashpër. Ai tha se Basha ka porositur dy kate te një prej kullave më të shtrenjta te Liqeni Artificial. Sipas tij, kjo ndodhi 1 muaj pasi humbi zgjedhjet e 2021.

Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu”, tha Bardhi.

Ndërkohë pak kohë më parë u përfol se dhe te selia ku është PD do të ngrihet një kulla dhe aty sërish do të ndahet plaçka. Pra duket se Rama po i blen të gjithë dhe opozita në vend të mendojë për të bërë opozitë, në fakt po mendon për xhepin e saj. /Pamfleti

pd kulla akuza

Lini një Përgjigje