TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 17:43

“Ndërtimi, lavatriçe e pastrimit të parave”, Kryemadhi: Inceneratorët vijojnë të gërryejnë buxhetin, marrin 80 mijë euro në ditë

Shkruar nga Pamfleti

“Ndërtimi, lavatriçe e pastrimit të parave”,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend deklaroi se qeveria është kapur me presh në dorë në aferën e inceneratorëve.

Ajo tha se qytetarët e Tiranës paguajnë ende 80 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që ekonomia shqiptare po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe ato të drogës.

Kryemadhi gjithashtu ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit, sipas saj nga 24 mijë e 524 lindje në vitin 2021, 18 mijë janë të regjistruara jashtë Shqipërisë. Shenjë që sipas saj tregon hapat galopant të shpopullimit.

Mua më rri çekani te inceneratori, sepse ajo është edhe pika që qeveria është kapur me presh në dorë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë. I thonë 8 biznese bujqësore në ditë apo 2000 në vit.

Ekonomia shqiptare po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe paratë e drogës. Gjithë ndërtimet këtu janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave. Edhe ekonomia kontrollohet në 5 duar dhe bekimin politik e merr nga qeverisja.

Ne kemi 24 mijë e 524 lindje në vitin 2021. 18 mijë janë të regjistruara jashtë Shqipërisë. Është fatkeqësi sesi ne po shpopullohemi me ritme kaq të shpejta. Duhet të japim shpresë se ky vend nuk do të jetë në dorën e atyre”, u shpreh Kryemadhi.

kryemadhi inceneratorët

Lini një Përgjigje