TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 17:30

Dashnor Sula: Politika në 30 vite ka shkuar drejt degradimit, SPAK mund të bëjë ‘diferencën’

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula: Politika në 30 vite ka shkuar drejt degradimit, SPAK mund

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një institucion që mund të rregullojë politikën, konkretisht me klasën politike që e ka udhëhequr vendin prej 30 vitesh dhe janë të zhytur në korrupsion.

Në një intervistë për ABC News, Sula tha se edhe pse është e kapur në segmente të caktuara, ka besim se SPAK-u do e kryejë punën e tij, edhe për shkak të mbështetjes së SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar.

“Problemi i opozitës tani dihet, unë do ta përmbledh me dy fjalë. Zoti Bardhi, po i referohem si kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, e kam thënë që politika në Shqipëri nuk ka shkuar drejt përmirësimit, ka shkuar drejt degradimit, sepse të gjithë aktorët politikë përgjatë këtyre 30 viteve janë të pandashëm, në kuptimin që do duan të jenë gjithmonë në politikë dhe të ketë rol brenda politikës. Së shpejti, mendoj unë, kjo gjë do të ketë një zgjidhje. Brenda 2 apo 3 vjetësh, maksimumi 5 vitesh, kjo klasë politike që ka sunduar prej 30 vitesh, kushdo qoftë, të majtë e të djathtë, do dalë nga politika, sepse janë të zhytur në një kënetë politike, të cilët kanë krijuar problematika jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët.

Për fat të mirë, është e sigurt prej SHBA, faktorit ndërkombëtar dhe SPAK-ut, që është një drejtësi, që pavarësisht akuzave që i bëhen se është i kapur, që padiskutim ka segmente të caktuara, por unë mendoj që SPAK-u është një institucion i vetëm i cili mund të bëjë diferencën në politikë, sepse nga pikëpamja politike, vetë politika nuk ka për t’u rregulluar dhe maturia e forcave politike ka humbur çdo lloj morali dhe të jeni të sigurt që nuk ka kthim mbrapa nga ana e tyre. Kam bindjen që SPAK-u, të gjithë këto aktorë politikë që kanë pasur problematika, do marrin rrugë të gjëra”, theksoi ai.

spak politike dashnor sula

Lini një Përgjigje