TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 19:10

“Nuk fola për të”, Rama shmang Kosovën në Samitin e Spanjës: Shqipëria s’mund të mbajë iso për çdo gjë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk fola për të”, Rama shmang Kosovën në
Kryeministri Edi Rama

Pas gafave dhe deklaratave që nxitën debate, Rama ka vendosur të mos merret më me Kosovën. Në Granada të Spanjës është mbajtur takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku kanë qenë të pranishëm liderët e BE dhe ata të Ballkanit, mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar.

Pas takimeve Rama foli për mediat dhe u pyet për çështjet që u diskutuan në tryezat e rrumbullakëta me liderët e vendeve të tjera. Ai deklaroi se nuk ka folur fare për Kosovën, duke thënë se është diskutuar për çështje të tjera.

“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidentin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm. Kemi folur për eksperiencat tona të mëparshme, për vitet 2000, eksperienca të mira me Italinë në dy qeveritë dhe eksperienca të zkaonshme në Francë etj. Dhe në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, ku krijohen tryeza e grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të axhendës së përbashkët Evropiane”, tha Rama.

Rama tha se ende nuk ka një diskutim konkret për atë çfarë ndodhi në Banjskë, megjithatë kryeministri u shpreh se maksimumi është bërë dhe do të bëhet për Kosovën.

"Jo nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj të bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i roli të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës. Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë, është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës", u shpreh Rama.

Ai vijon të këmbëngulë për idenë se KFOR duhet të marrë Veriun. Sipas tij, prania e forcave të KFOR-it në veri është një gjë e mirë, pasi kufiri sipas tij është bërë shumë poroz. Ai tha duhen marrë masa për Serbinë para se të jetë vonë, duke u shprehur se luftë është fjalë e madhe. Rama përsëriti po ashtu kërkesën që BE dhe SHBA të jenë më jenë proaktive dhe konstruktive në dialog.

“Jemi në një pikë që rreziku potencial rritet nga viti në vit. Aktiviteti kriminal në atë pjesë, ku jeton kryesisht minoriteti serb, janë tashmë të përputhur me axhendën politike dhe nacionalizmin. Luftë është fjalë e madhe por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën ngushtë dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë. Është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në Veri sepse kufiri atje është bërë shumë poroz dhe transparent dhe çdo lloj arme kalon, dhe aktiviteti e trafiku ndodh”, tha Rama.

Lini një Përgjigje