
Askush nuk e di këtë skemë që do të prezantohet nesër dhe sipas burimeve, shumë emra në grupin e PS janë në ankth. Por ankthi i tyre u shtua më shumë një ditë më parë, pasi me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, do të ketë dy lista kandidatësh.
Kryeministri Edi Rama ka futur në ankth ministrat dhe deputetët. Nesër do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi atë që do të ndodhë.
Përveç faktit se do votohet Asambleja e PS dhe do të diskutohet për qeverinë dhe organizimin e partisë, nuk ka dalë një axhendë punimesh. Vetë deputetët janë njoftuar të marrin pjesë, por as ata nuk e dinë fiks se çfarë i pret.
Sipas informacioneve, përveç votimit të anëtarëve të Asamblesë, që do jetë votim formal, pasi deputetët dhe kryetarët e bashkive janë automatikisht pjesë, do të zbulohet skema për përzgjedhjen e kandidatëve të zgjedhjeve të vitit 2025.
Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së PS, Rama paralajmëroi se do të prezantojë një skemë të re, duke mos e marrë vetëm ai përsipër zgjedhjen e kandidatëve. Në zgjedhjet e kaluara, për shembull u hap një protal “Deputeti që duam” dhe kushdo aplikonte aty. Disa nga aplikantët u futën në lista, ndërsa veteranët u lanë jashtë.
“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS, duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku siç ju kujtohet ne krijuam për herë të parë një platformë të quajtur "Deputeti që Duam" dhe mblodhëm një numër jo të vogël për hir të së vërtetës, shprehje interesi për t'u bërë pjesë e përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga ata të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë edhe pjesë e listave. Por në zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar, dhe është mirë t'i japim vetes kohën e nevojshme nga Kongresi deri në momentin kur do të bëhet përzgjedhja finale e listës së kandidatëve për deputetë”, tha Rama në Asamble pak ditë më parë.
Askush nuk e di këtë skemë që do të prezantohet nesër dhe sipas burimeve, shumë emra në grupin e PS janë në ankth. Por ankthi i tyre u shtua më shumë një ditë më parë, pasi me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, shtohet presioni.
Çdo parti do të ketë dy lista kandidatësh, një të mbyllur dhe një të hapur. Lista e mbyllur përmban emra që bëhen automatikisht deputetë, ndërsa e hapura ka garë brenda partisë. Shumë kanë frikë se Rama te lista e hapur do fusë ata që i sheh si të tepërt në PS dhe që duhet të hapin krahun. Po ashtu mund ta gjejnë veten dhe ata që kanë filluar të krijojnë klane dhe të dalin kundër. Mos harrojmë se në zgjedhjet e kaluara, Rama la jashtë vijës së kuqe Xhafajn, Kodhelin dhe Majkon. Vetëm Xhafaj e theu herësin, të tjerët u futën falë makinacioneve dhe dorëzimit të mandateve nga emrat e tjerë.
Ankth ka dhe në radhët e ministrave. Dje Lindita Nikolla dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, vendim që i kapi në befasi socialistët. Mirëpo largimi i saj mund të jetë një sinjal se nesër ka ndryshime në qeveri. "Sa ta shkarkonte Rama, Nikolla iku vetë", thonë zërat kritikë.
Po ashtu mos është vallë largimi i saj sinjal se do kemi shumë të tjerë që do e shohin veten të “hedhur në rrugë”? Mbetet të shihet, por fakti që nuk ka asnjë të dhënë mbi Kongresin nesër, dëshmon se mund të kemi surpriza. /Pamfleti
Lini një Përgjigje