
Begaj ka marrë në konsideratë kundërshtitë publike të disa aktorëve për marrëveshjen, mungesën e konsesusit të plotë parlamentar si dhe ndjeshmërinë e lartë publike për çështjen.
Presidenti Bajram Begaj nuk ka pranuar të japë autorizim që Kodi Zgjedhor të hyjë në fuqi menjëherë.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, u ra dakord që t’i kërkohet presidenti që të mos pritet afati i dekretimit, pasi do të krijohen vonesa për implementimin e votës së emigrantëve.
Mësohet se Bajram Begaj nuk e ka pranuar këtë ftesë të Kuvendit dhe ka kërkuar që ligji të kalojë procedurat normale të dekretimit.
Burime pranë Presidencës pohojnë se Begaj ka marrë në konsideratë kundërshtitë publike të disa aktorëve për marrëveshjen, mungesën e konsesusit të plotë parlamentar si dhe ndjeshmërinë e lartë publike për çështjen.
Sot ishte deputeti Enkelejd Alibeaj, ai i cili i dërgoi një letër presidentit, duke i kërkuar që të kthejë mbrapsht draftin. Sipas tij, ai shkel parimin e barazisë.
“Ky ligj është në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre”, tha Alibeaj.
Ndërkohë Sali Berisha dhe Gazmet Bardhi dolën sot për të na mbushur mendjen se nuk kanë bërë pazar me Ramën. Sipas tyre, u zbatua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve dhe për heqjen e pragut prej 10 mijë vota.
Lini një Përgjigje