Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se do e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen e PD-PS për Kodin e Ri Zgjedhor. Ai e ka quajtur miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor një pazar të pisët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
“Ekipi i juristëve tanë po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në gjykatën kushtetuese”, tha Basha.
Sipas tij, votimi i një ditë më parë në Kuvend, ishte një tregues i qartë se Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë.
“Një pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje