TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 22:39

I rrëzuan propozimin për lista të hapura, Basha paralajmëron opozitën: Po i’a fusni vetes, i falët mandatin e katërt Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

I rrëzuan propozimin për lista të hapura, Basha paralajmëron

Lulzim Basha ka reaguar në Kuvend për rrëzimin e amendamentit të tij ku kërkoi lista 100% të hapura. Vetëm 4 deputetë kanë votuar pro, 75 kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Ai deklaroi se përpjekja e tij ishte e kotë pasi pazari ishte arritur që në 2021.

Ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke ju thënë se po “ja fusin vetes” me këto ndryshime dhe se do të pendohen shumë shpejtë.

Me pak fjalë amendamenti mundëson që forcat politike që kështu dëshirojnë, të garojnë me lista 100% të hapura. Por është thjeshtuar goxha puna nga sjellja që sapo pamë e kartonave në këtë sallë. Pazari është mbyllur që më 12 shtator 2021 dhe ka përthithur brenda vetës 1 nga 1 shumicën e deputetëve në këtë sallë. Megjithatë unë nuk e bëj këtë për asnjë motive personal shifrat flasin vetë. Nuk e bëj as për fatin tuaj personal edhe pse një pjesë prej jush kjo do të thotë se do ia fusni vetes e do e hani keq. E për shumëkënd, e keni meriute! me këtë që po bëni, po çimentoni pushtetin e një personi të vetëm Edi Ramës. Po i jepni madatin e 4”,-tha Basha

Lini një Përgjigje