TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 17:07

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Alibeaj: Berisha ia dhuroi Ramës mandatin e 4, i bashkon frika nga SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Alibeaj: Berisha ia dhuroi Ramës

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dakordësinë mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor e quan një reformë anti-SPAK.

Duke folur me tone të ashpra në Kuvend, Alibeaj tha se ky është një pazari mes Ramës e Berishës që i dhuron kryeministrit në tabaka të artë mandatin e 4.

Sipas Alibeajt, Rama e Berisha janë bërë bashkë nga frika që kanë nga SPAK dhe marrëveshja është që njëri të mbajë qeverisjen dhe tjetri të jetë lideri i opozitës.

Ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, Alibeaj tha se Kuvendi do ketë 100 deputetë të fiksuar me zero vota.

"Do mbahet mend kjo seanca e sotme. Sot është momenti të thuhet e vërteta. Këta deputetë sot janë në konflikt interesi, po përcaktojnë karrigen e deputetëve për zgjedhjet e 2025. Secili nëse ka pak moral, duhet të largojë duart nga interesi vetë.

I është dhuruar Ramës mandati i katërt qeverisës. Edi Rama, që me votimin që do të bëhet sot, merr qeverisjen e katërt. Sot nuk ka më opozitë, është arritur bashkëqeverisja, dhe përsa kohë është ndarë pazari, e vetmja gjë mbetet ku do jem si deputet nesër. Po e bëj ndryshimin që të strukem te listat e fiskuara. Shqiptarët nuk kanë pse i votojnë se e kanë të sigurt, vetëm 40 do të quhen deputetë të shqiptarëve.

Sot ka rënë parlamenti i shqiptarëve, është parlamenti i deputetëve që mendojnë për karrierën e tyre. Si ka mundësi i jepet mandati i katërt atij që nuk vjen. Frika e vetme që kanë është SPAK, kjo i bashkon. Dhe tani plani i radhës është si t’i biem SPAK-ut. Damian, erdhe kërkove pazar, nuk e gjete. Jo vetëm po ricikloni tranzicioni 34-vjeçar, por po sillni edhe njëherë shkaktarët e skamjes, varfërisë, problemeve.

Duan të burgosin votën e 70% të shqiptarëve që nuk i duan, që janë aleatë të SPAK. Për një pisllëk të madh, ka një pisllëk akoma më të madh. Por, ka gjithmonë mundësi për të bërë lista të hapura. Kushdo që do të krijojë formacione të reja, e ka mundësinë të përballet me listat të hapura. Do të jetë lista e 34-vjeçarit të huaj dhe lista e qytetarëve në zgjedhjet e 2025. Bëni çfarëdo lloj makinacioni, nuk do t’ia dilni dot", tha Alibeaj.

alibeaj berisha rama spak mandat

Lini një Përgjigje