TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 16:16

Pazari mes Berishës dhe Ramës për listat e mbyllura, Basha: Marrëveshja do të finalizohet me goditjen ndaj SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

Pazari mes Berishës dhe Ramës për listat e mbyllura, Basha:

Lulzim Basha e ka kritikuar ashpër marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për ndryshimet në kodin zgjedhor që parashikon mbylljen pjesërisht të listave zgjedhore.

Nga foltorja e parlamentit, Basha tha se kjo marrëveshje do të finalizohet me akte të tjera që PS dhe PD do të kryejnë kundër SPAK-ut.  Ai i quajti deputetët që e mbështetën këtë marrëveshje si njerëz të bindur ndaj liderëve që shpresojnë se do të jenë pjesë e listave të tyre.

“Sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura. Berisha dhe Rama ndërtojnë skalione të njerëzve të bindur, që i thonë këmbës dorë. Njerëz të mjerë që shpresojnë se ditën mund të jenë me Saliun, natën me SPAK-un dhe prap së prap në listat e Saliut.

Me formulën e votuar dje dhe që pritet të votohet sot,  i jepet pushteti për katër vjet Edi Ramës. Në këmbim të goditjes me çdo kusht dhe çdo mjet të SPAK-ut. Akti i fundit i këtij pazari do të luhet me aktet që do të ndërmerren kundër SPAK-ut, ky parlament duhet të shpërbëhet si fenomeni më famëkeq i parlamentarëve që i kundërvihen interesave të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha.

 

pazar berisha basha rama spak

Lini një Përgjigje