Deputetja demokrate Jorida Tabaku, theksoi sot në seancën maratonë, se parlamenti dështoi në miratimin e reformës zgjedhore.
Ajo tha se sot po miratohet minimumi i mundshëm. Tabaku theksoi se nga 2009 deri më sot zgjedhjet fatkeqësisht kanë degraduar. Nuk i ofron qytetarëve të kenë një demokraci pjesëmarrëse.
"Sot s’kemi një Reformë Zgjedhore, ashtu siç e tha dhe Gjiknuri. Nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirës transparente. Sot mbetet pa adresuar fakti që nuk ka një ndarje të partisë me shtetin. Disa kolege kanë bërë një kërkesë sa i përket kuotave të cilës i jam bashkuar me shumë dëshirë. Ne duhet të formojmë drejtësi në atë që ka mbetur", tha Tabaku.
Lini një Përgjigje